Please enter at least 3 characters.

“Voto për Kuvendin e Kosovës”, slogani i KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

2021/02/144950804_166538788573414_6034814672286699408_n-1600x1200-1.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar sloganin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“Voto për Kuvendin e Kosovës”, do të jetë slogani i KQZ-së për këto zgjedhje.

Ndërsa dizajni i kësaj logoje pritet të ndryshohet pas disa kërkesave që patën anëtarët e KQZ-së e për të cilat u pajtuan të gjithë.

Anëtarët e KQZ-së u pajtuan edhe për dizajnin e fletëvotimit. /Telegrafi/