Please enter at least 3 characters.

Von der Leyen në Kosovë – nis takimi me Osmanin

2023/10/395755711_718955346747867_1520012402346492396_n-e1698668584175.jpg

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë.

Ajo është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi mes tyre tashmë ka filluar dhe po mbahet në ambientet e Presidencës së Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Presidentja e KE-së, pas kësaj do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi është paralajmëruar të mbahet rreth orës 14:40. /Telegrafi/