Please enter at least 3 characters.

Von Cramon për spastrimin etnik në Luginë: Nuk mund të hyjnë në BE ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve

2023/03/Viola-von-Cramon-foto-Ridvan-Slivova-13.jpg

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka reaguar ndaj pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nga ana e shtetit serb.

Ajo tha se nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian, ata që ua heqin shtetësinë qytetarëve të vet pa asnjë arsye.

“Kjo është arsyeja pse BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë në rendin e ditës në bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe t’i japë rëndësinë e mbrojtjes së pakicave në Serbi një prioritet shumë më të madh”, ka shkruar ajo në rrjetin social 'X', i njohur më parë sio 'Twitter'

Von Cramon theksoi se shqiptarët e Luginës nuk janë pjesë e dialogut për dallim nga serbët e Kosovës.

“Për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël politike në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e tjera në BE”, theksoi raportuesja për Kosovën në BE.