Vokrri: Serbia s’mund të na ndalë
11/07/2013
“Ne nuk kemi asgjë për të folur. Federata serbe dhe Karaxhiqi nuk mund të na ndalin. Është çështje ditësh kur Kosova do të luajë në kualifikimet për Evropian dhe Botëror. Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Kosova mund të luajë në Evropë. Ne nuk na intereson qëndrimi i Karaxhiqit apo FSS-së”, ka thënë Vokrri për gazetën Kurir, transmeton Orainfo.
“Ne as që mendojmë t’i pyesim ata për veprimet tona. Kemi bashkëpunim të mirë me Platinin, ndërsa Blatter na mbështet edhe më shumë”, ka shtuar kreu i FFK-së. /Telegrafi/


