Please enter at least 3 characters.

Vokrri: Ja pse isha në UEFA

2016/01/vokrri-ja-pse-isha-n-euml-uefa_hd.jpg

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka reaguar në lidhje me shkrimin e ‘Presheva Jonë’, se drejtuesit e FFK-së nuk kanë qenë fare në selinë e UEFA-s.

I pari i futbollit tonë ka zbuluar edhe arsyet e takimit me zyrtarët ligjorë të UEFA-s.

“Nuk është aspak e vërtetë ajo që është shkruar. Ne jemi takuar me zyrtarët ligjorë të UEFA-s, të cilëve po ua zbulojë edhe arsyen e takimit”.

“Ne ua kemi dorëzuar një dokumentacion të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, që ka të bëjë me njohjet që i kanë ardhur shtetit tonë”, deklaroi Vokrri për GazetaOlle.com.

Sipas tij, e gjithë kjo është bërë në harmonizim me Kongresin e UEFA-s që do të mbahet në muajin shtator. /Telegrafi/