Please enter at least 3 characters.

Vojvoda shkëlqen në ndeshjet e para për Standardin, tjetër gol nga mbrojtësi i Kosovës

2019/06/1d9a81aa-9a9b-11e9-81c7-bd255090e404_web__scale_0.1340909_0.1340909.jpg

Vojvoda shkëlqen në ndeshjet e para për Standardin, tjetër gol nga mbrojtësi i Kosovës

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën tek skuadra e re Standard Liege.

Mërgim Vojvoda ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës me ekipin e tij të ri Standard Liege.

Anësori i djathtë i Kosovës ka realizuar në fitoren e lartë të ekipit belg përballë modestëve të UR Namur në miqësoren e zhvilluar në Stade communal de Namur.

Në fakt Vojvoda hapi serinë e golave, derisa realizoi në fillimin e takimit.

Ndeshja u mbyll me rezultat të lartë 6-1 në favor të Standard Liege, derisa Vojvoda regjistroi golin e dytë në po aq ndeshje. /Telegrafi/