Please enter at least 3 characters.

Vogëlushi çmendet nga lumturia kur sheh të atin

Lidhja e veçantë mes prindërve dhe fëmijëve është e paçmueshme, dhe një video në Instagram e ka treguar në mënyrë perfekte magjinë e marrëdhënies mes një babai dhe vajzës së tij.

Videoja, ku vajza e vogël ndriçohet nga lumturia sapo sheh babanë e saj, është bërë hit viral dhe ka prekur zemrat e shikuesve në mbarë botën.

Videon e ka publikuar në profilin @themessymamalife nëna e vajzës së vogël.

Në pamje, beba është ulur në dysheme dhe luan me lodra e libra ilustrues.

Në momentin kur babai hyn në dhomë, fytyra e saj ndryshon plotësisht – shfaqet një buzëqeshje nga njëri vesh te tjetri, dhe me duar lëshon sinjale që dëshiron të shkojë në përqafimin e tij.

Babai menjëherë e kupton thirrjen e saj dhe e ngre në krahë. Vajza në duart e tij rrezaton, siç kanë përshkruar shumë vetë, “lumturi të pastër”. Videoja ka mbledhur 2.3 milionë shikime. /Telegrafi/