Please enter at least 3 characters.

Vjen urimi edhe nga Mustafi, por vazhdon të heshtë Januzaj (Foto)

2016/05/BsdxebKCQAAihLJ.jpg

Shkodran Mustafi është ylli i radhës që e ka uruar Kosovën për pranim në UEFA.

Mbrojtësi shqiptar që mbron ngjyrat e Gjermanisë, Shkodran Mustafi, e ka uruar Kosovën pas pranimit në UEFA.

“Urime Kosovë pranimin ne ‪#‎UEFA”, ka shkruar futbollisti në Facebook.

I vetmi që akoma nuk ka reaguar për anëtarësimin e Kosovës në UEFA mbetet Adnan Januzaj.