Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i Mikaile Tmusic pas konfrontimit që pati me trajnerin Adis Beciragiq

Trepça ia doli që të triumfojë ndaj Vëllaznimit me rezultat 63:59 në kuadër të javës së 24-të të ProCredit Superligës.   

Sidoqoftë, përtej rezultatit dhe luftës mes dy ekipeve në parket, ishte diçka tjetër që mori vëmendjen. 

Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situata.

Megjithatë, duket se kjo mosmarrëveshje ka marrë fund, pasi Tmusic, i ka kushtuar një postim të veçantë trajnerit të tij.

“E di që dukej keq, por kjo është arsyeja pse jemi kampionë gjatë gjithë këtyre viteve, sepse e duam lojën si askush tjetër me të njëjtin pasion”.

“Në fund të ditës, jemi vetëm njerëz, vetëm dashuri dhe respekt për BABA Adisin”, ka shkruar Tmusic./Telegrafi/