Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt
23/04/2026
Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 21 prill 2026 rreth orës 14:30, ndërsa një ditë më pas janë shoqëruar dy persona të dyshuar.
“Me 22.04.2026 janë shoqëruar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit përmes dritareve të shkollës janë futur në objekt dhe në çantën e viktimës kanë vjedhur para të gatshme dhe disa mjete didaktike”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit në koordinim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/


