Please enter at least 3 characters.

Vjedhje e rëndë në Gjakovë, merren stoli dhe para të gatshme në një veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 19:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/