Please enter at least 3 characters.

Vizitori i kopshtit zoologjik u kafshua keq nga kafsha, pasi u afrua tepër që të bënte fotografi (Video, +18)

2017/05/Vizitori-i-kopshtit-zoologjik-u-kafshua-keq-nga-kafsha-pasi-iu-afrua-teper-qe-te-bente-fotografi-foto.jpg

Loh Lee Alik ka qenë duke e vizituar një kopsht zoologjik në Indonezi, kur është kafshuar keq nga një dragua komodo, sepse i shkoi shumë pranë.

Turisti 50-vjeçar ka marrë lëndime të konsiderueshme në këmbë dhe është nxjerrë përjashta i shtrirë, meqë kishte gjendje të rëndë fizike, transmeton Telegrafi.

E tëra ka ndodhur pasi nuk respektoi rregullat dhe u afrua pranë hardhucës gjigante, që të fotografohet me të.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon vetëm një pjesë të ngjarjes, pasi pjesa ku i pastrohet plaga ka pamje të rënda. /Telegrafi/