Please enter at least 3 characters.

Vitii 1999, kur Princi Charles ishte në Kosovë (Video)

Trashëgimtari i fronit britanik atë kohë ishte transportuar me helikopter nga Aeroporti i Sllatinës për në qendër të Prishtinës, ku siguria ishte në nivel të lartë.

Ndër të tjera ai drekoi me zyrtarët e shtetit të tij që shërbenin në Kosovë pas luftës.

Pas drekës, Charles e kishte përshkuar Prishtinën në këmbë, për t’i takuar edhe ushtarët e kontingjentit britanikë që shërbenin në KFOR, të përbërë prej dhjetë mijë personash, transmeton Klan Kosova.