Vitality kanë konfirmuar se JACKZ do të jetë në vend të Dupreeh në turneun e CS:GO – ESL Pro League
Ekipi Vitality kanë konfirmuar se Audric "JACKZ" Jug do të zëvendësojë Peter "dupreeh" Rasmussen për ESL Pro League.
Dupreeh do t’i mungojë skuadrës së tij pasi ka marr lejen e atësisë, dhe do të zëvendësohet nga francezi JACKZ.
Ky ndryshim nuk është aspak i lehtë për Vitality të cilët po kërkojnë që ta mbajnë trofeun e ESL Pro League, pasi ishin fitues të sezonit të fundit.
Në anën tjetër JACKZ i cili ishte pjesë e ekipit HEET nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare të CS:GO që nga dhjetori i vitit të kaluar.
"Siç mund ta dini, lojtari ynë kryesor Peter "dupreeh" Rasmussen do të shkojë në pushimin e atësisë të paktën deri në fund të grupeve të ESL Pro League", tha kryesia e Vitality në një deklaratë.
Formacioni i Vitality kur ata të fillojnë garën e tyre në ESL Pro League do të jetë si më poshtë:
Dan "apEX" Madesclaire
Mathieu "ZywOo" Herbaut
Emil "Magisk" Reif
Lotan "Spinx" Giladi
Audric "JACKZ" Jug


