Please enter at least 3 characters.

Violeta Kukaj po vazhdon të komentohet për ndryshimin që ka bërë në pamje

2021/10/collage-27-scaled.jpg

Ajo është njëra prej këngëtareve shqiptare që ka bërë një transformim të madh në pamje dhe për këtë gjë po vazhdon të komentohet vazhdimisht.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Violeta Kukaj, e cila gjatë këtyre ditëve ka vënë më në pah ndryshimin drastik.

Krijuesja e hitit "Drenica ime" ka sjell disa fotografi të reja që kanë bërë të marrin reagime të shumta edhe nga fansat e publiku.

Violeta Kukaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja, e cila tashmë ka kaluar të 50-tat, po mahnit me dukjen dhe elegancën që ka shfaqur në postimet e fundit.

Krahas ndërhyrjeve në fytyrë, ajo tani po kujdeset edhe për linjat trupore të cilat nuk ka dyshim se janë për t’u admiruar.

Violeta Kukaj (Foto: Instagram)

Sidoqoftë, Violeta gjatë kësaj periudhe është rikthyer me projekte të reja pas një pauze të gjatë që bëri.

E njëjta ka nisur edhe përgatitjet për xhirimet që rëndom bëhen në fundvit. /Telegrafi/

Violeta Kukaj (Foto: Instagram)

Violeta Kukaj (Foto: Arkiv)