Please enter at least 3 characters.

Vinicius: Kur Zidane flet, duhet të dëgjosh

2019/04/Vinicius-Junior-e1555336359742.jpg
243:"MADRID, SPAIN - MARCH 05: Vinicius Junior of Real Madrid warms up prior to the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Real Madrid and Ajax at Bernabeu on March 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka folur për raportet me Zinedine Zidanen.

Braziliani ka thënë se tekniku francez është një person me autoritet të madh, ndërsa ëndrra e tij është të luajë me Përfaqësuesen e Brazilit.

"Kur dikush me atë nivel të autoritetit flet, atëherë ju vetëm dëgjoni", ka thënë Vinicius për Globo Esporte.

"Ai ka luajtur në nivelet më të mëdha dhe ka fituar gjithçka si trajner, pra kur shkon të flasësh me atë je pak i shqetësuar, por është fantastik. E di që ai i jep rast të gjithë lojtarëve në ekipin e parë dhe unë jam i bindur se do të rikthehem në formë të plotë dhe do kem gjithashtu rast".

"Të luash në Kupën e Amerikës? Jam duke u përgatitur për këtë, po stërvitem  shumë dhe shpresoj mund të luaj në disa ndeshje këtë me Real Madridin, pastaj të ftohem nga përfaqësuesja".

"Është ëndrra ime të luaj për përfaqësuesen, por nëse jo, do t'i përkrahi jashtë fushës", ka thënë Vinicius. /Telegrafi/