Please enter at least 3 characters.

Vinicius: I lumtur që po i ndihmoj Realit, po futemi në LK me formën më të mirë

2019/01/Vinicius-Junior-5-e1548665951311.jpg
306:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 27: Vinicius Junior of Real Madrid battles for possession with Marc Roca of RCD Espanyol and Javi Lopez of RCD Espanyol during the La Liga match between RCD Espanyol and Real Madrid CF at RCDE Stadium on January 27, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është shprehur i lumtur me paraqitjet e mira për Los Blancos.

Braziliani dita ditës po bëhet titullar i padiskutueshëm, por kjo nuk i intereson atij, fokusi i vetëm janë paraqitjet e mira.

"Titullar i rregullt? Jo, sepse tashmë kam arritur, jam shumë i ri", ka thënë Vinicius, i cituar nga Marca.

Vinicius Jr ndaj Real Betisit, një tjetër paraqitje e mirë nga braziliani (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

"Natyrisht që jam i lumtur që po luajë, më ndihmon shumë të rritem dhe më jep mundësi të ndihmojë Real Madridin në çdo ndeshje, gjë që është shumë e rëndësishme".

"Dua të tregoj personalitet në fushë, kjo është ajo që trajneri më ka udhëzuar të bëjë. Dua të tregoj guxim në fushë, të tjerët po më ndihmojnë".

"Skuadra është në formë të mirë dhe lojtarët po kthehen nga lëndimet, si Bale dhe Asensio".

"Po i futemi Ligës së Kampionëve me formën më të mirë të mundshme", ka thënë anësori brazilian. /Telegrafi/