Please enter at least 3 characters.

Vijon rritja e Bitcoinit përtej 8,200 dollarëve

2018/07/btc_up.png

Aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 8,283.88 dollarë për të prekur nivelin më të lartë të dy muajve të fundit.

Kjo rritje besohet se ka ardhur si rezultat i raportimeve pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përflitet për krijimin e hapësirave për kriptovalutën më popullore në botë.

Të martën Bitcoin brenda 24-orëve u rrit më 6.33 për qind duke kaluar kufirin e 8 mijë dollarëve dhe tani duket se nuk do të ndalet, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë për nga vëllimi i tregut, u rrit së bashku me Bitcoin. Kështu që rritja prej 4.79 për qind e dërgoi atë në vlerën prej 475.24 dollarësh.

Rritje kanë pasur dhe kriptovalutat e tjera, ku EOS brenda 24-orëve u rrit me 7.12 për qind. /Telegrafi/