Vidhet një veturë në Prishtinë
02/02/2017
Të mërkurën është vjedhur një veturë në Prishtinë.
Kështu ka raportuar viktima në polici, duke thënë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tipit Pasat, me targa vendore.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ka njoftuar policia.


