Please enter at least 3 characters.

Videoja emocionuese që preku Messin: Tifozët e Barcelonës i dedikojnë mesazh prekës

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka sjellë një moment të rrallë emocional për Lionel Messin. Tifozët e Barcelonës, të intervistuar për figurën dhe trashëgiminë e argjentinasit, kanë dhënë mesazh prekës që e kanë prekur thellë ish-kapitenin blaugrana.

Videoja u shfaq gjatë momentit kur Messi po pranonte një çmim të dhënë nga qyteti i Barcelonës, një vlerësim për kontributin e tij historik brenda dhe jashtë fushës.

Për shkak të angazhimeve, ai e mori çmimin nga Miami, por pamjet e tifozëve ia sollën Barcelonën shumë pranë.

Kulmi i emocionit erdhi kur, i frymëzuar nga fjalët e tifozëve në video, Messi deklaroi edhe një herë se rikthimi i tij në qytetin katalanas është vetëm çështje kohe.

“Sigurisht që do të kthehem… do të jem në stadium si çdo tifoz tjetër”.

Videoja është pritur me entuziazëm të madh nga komuniteti blaugrana dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjen e pathyeshme mes Messit dhe Barcelonës një lidhje që siç tregojnë pamjet, vazhdon të jetë po aq e fortë edhe pas largimit të tij. /Telegrafi/