Please enter at least 3 characters.

Video nga zhveshtorja e Marseille: Koha kur yjet botërore, si Ribery e Nasri, qëndronin të heshtur kur fliste Cana

2020/05/LorikCanaMarseille-e1588364244688.jpg
290:"DONETSK, UKRAINE - APRIL 09: Lorik Cana of Olympique de Marseille reacts during the UEFA Cup Quarter finals first leg match between FC Shakhtar and Olympique de Marseille at the RSC Olympiyskiy Stadium on April 09, 2009 in Donetsk, Ukraine. (Photo by Dmitry Korotayev/Epsilon/Getty Images)
12:"Getty Images

Në fillim të sezonit 2005/2006, pas ndërrimit të trajnerit te Paris Saint-Germaini, Lorik Cana kaloi te Marseille, ku qëndroi deri në vitin 2009.

Pasi iu bashkua klubit të ri, ai e siguroi vendin e tij në formacionin startues duke i ndihmuar skuadrës që të konkurronte për titull dhe për kupa. Megjithatë, në dy raste përfunduan si nënkampion dhe si finalistë të Kupës së Francës. Gjatë kohës sa ishte pjesë e Olympique de Marseille, Loriku u shndërrua në një lider dhe figurë motivuese për bashkëlojtarët e tij.

Në të njëjtën skuadër me Canën asokohe ishin edhe emra, si Franck Ribery (i cili ka luajtur te Marseille gjatë viteve 2005-2007) e Samir Nasri (i cili ka luajtur te Marseille gjatë viteve 2004-2008), ndërsa të gjithë i dëgjonin në heshtje këshillat e kapitenit legjendar të Kombëtares së Shqipërisë.

Një kapiten dhe lider i tillë që kur fliste ai edhe yjet e futbollit botëror, ku pos Ribery e Nasri, ishin edhe Steve Mandanda, Gael Givet, Boudewijn Zenden, Mathieu Valbuena, Djibril Cisse e Sylvain Wiltord –qëndronin në heshtje.

Një video që daton nga ajo kohë, e shfaq futbollistin duke u treguar bashkëlojtarëve se duhej të luanin më fort në ndeshjen e radhës, se ata duhej ta respektonin ekipin dhe fanellën e Marseille që ka aq shumë histori. /Telegrafi/