Video misterioze e Pentagonit, objekti sferik në lëvizje mes reve
Pentagoni ka publikuar një video të re të klasifikuar më parë, të titulluar “Spherical UAP in clouds”, si pjesë e paketës së dytë të dokumenteve dhe materialeve mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP).
Pamjet datojnë nga viti 2023 dhe dyshohet se janë regjistruar nga një sensor infra i kuq ushtarak amerikan gjatë një misioni mbi zonën e Detit të Verdhë.
Në video shfaqet një objekt në formë sferike që lëviz nëpër re, duke shfaqur sjellje të pazakonta fluturimi.
Sipas përshkrimeve fillestare, objekti nuk përputhet vizualisht me madhësinë dhe karakteristikat e një aeroplani konvencional, ndërsa lëvizja e tij nuk ngjan me atë të një rakete apo mjeti ajror të njohur.
Autoritetet amerikane theksojnë se materialet e publikuara janë pjesë e një procesi më të gjerë transparence mbi raportimet ushtarake për UAP, por deri tani nuk ka asnjë provë që sugjeron origjinë jashtëtokësore të këtyre fenomeneve.
Publikimi i këtyre materialeve ka ngjallur sërish debat në opinionin publik dhe në komunitetin shkencor mbi natyrën e këtyre objekteve dhe shkaqet e vërteta të shfaqjes së tyre. /Telegrafi/


