Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një fëmijë në Pejë, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën "Wesley Clark" në Pejë, ku një veturë ka goditur një fëmijë.

Fëmija i lënduar është dërguar menjëherë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Ende nuk dihet gjendja e fëmijës, ndërsa Policia po merret me hetimin e rastit./Telegrafi/