Please enter at least 3 characters.

Vetëvendosje zyrtarizon Albin Kurtin si kandidat për Kryeministër

2017/05/DSC_5976-670x400.jpg

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin. Kështu është vendosur në mbledhjen e mbajtur të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj.

Postimi i plotë i Molliqajt:Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, nominoi Albin Kurtin për kandidat të VETËVENDOJSE!-s.Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!