Please enter at least 3 characters.

Vetëm një rast pozitiv me coronavirus brenda 24 orëve

2021/04/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë.

Vetëm një person raportohet të ketë dalë pozitiv me coronavirus.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 32 mostra të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 7 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 41. /Telegrafi/