Please enter at least 3 characters.

Veseli uron mësuesit: Keni qenë gjithmonë shtyllë e kombit

2018/10/Kadri-Veseli-foto-Ridvan-Slivova-3-e1519305008237-780x439.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar mësuesit me rastin e ditës së tyre. Nën një postim në Facebook ai tha se mësuesit kanë qenë gjithmonë një shtyllë e kombit.

“Të dashur mësues e mësuese të Kosovës, kjo është një ditë e madhe, jo vetëm për punën e profesionin tuaj, por për të gjithë qytetarët dhe vendin tonë. Për një arsye madhore: gjithmonë keni qenë shtyllë e kombit. Dhe sot jeni ata që bartni një mision po aq të madh: edukimin e brezave që do ta trashëgojnë atdheun tonë të lirë e sovran. Urime!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/