Please enter at least 3 characters.

Veseli: Sulmi ndaj RTK-së, veprim kriminal

2016/08/kadri-veseli-seanca-e-kuvendit-ne-sallen-e-improvizuar-17-dhjetor-foto-ridvan-slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.

Sipas Veselit, "hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”.

“Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave", thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Veseli.

Kuvendi i Republikës së Kosovës fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi mbi transmetuesin publik të sillen para organeve të drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar. /Telegrafi/