Please enter at least 3 characters.

Veseli sot viziton Maqedoninë

2018/09/vesli_5810.jpg

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeparlamentari Veseli do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë.