Please enter at least 3 characters.

Veseli nesër mban takimin e radhës për dialog, të ftuar ambasadorët e QUINT-it

2018/12/48963708_976888656034645_8187652712217706496_n.jpg

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ftuar në takim ekipin e dialogut, presidentin, kryeministrin edhe ambasadorët e QUINT-it.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se nesër do të mbahet takimi i radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.

"Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa do të nis në orën 10:00", thuhet në njoftim. /Telegrafi/