Please enter at least 3 characters.

Veseli në rolin e mësuesit

2016/09/14333667_646935582148318_8704901893223273558_n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot në qytetin e Ferizajt, ku ka vizituar gjimnazin “Dr. Shaban Hashani”.

Kjo vizitë u bë me rastin e shënimit të Ditës së Demokracisë në vend. Me këtë rast kryeparlamentari Veseli për pak minuta ka marrë rolin e mësuesit ku ka shkruar në tabelë titullin Demokracia, transmeton Telegrafi.

Veseli ka theksuar se forcimi i demokracisë është fuqizim i shtetit, fuqizim i mundësive për të zënë dije dhe për të ecur më shpejt përpara, dhe se rinia duhet të përfshihet në proceset demokratike./Telegrafi/