Veseli: Masakra e Rezallës, rrezaton obligim për ta bërë një shtet të denjë
05/04/2018
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Rezallës në 19 vjetorin e saj.
Veseli ka vlerësuar se sakrificat janë në themel të lirisë së Kosovës, si dhe pjesë e kujtesës.
Postimi i plotë:Rezalla e qëndresës, çerdhe e Ushtrisë tonë të lavdishme, më 5 Prill 1999, përjetoi tragjedi të paparë, me ç’rast u masakruan 98 qytetarë të pafajshëm.Ne kurrë nuk do t’i harrojmë këto sakrifica. Në themelin e lirisë tonë dhe pjesë e kujtesës tonë, Rezalla me dhimbjen e vet, rrezaton obligim, për ta bërë shtetin tonë të denjë për brezat, pjesë e vlerave integruese euro-atlantike.Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit.


