Please enter at least 3 characters.

Veseli: Lushtaku dhe Mustafa, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së

2018/06/Kadri-Veseli-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka deklaruar se është vetëm një e vërtetë për luftën e UÇK-së.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Luftë  e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, ka shkruar Veseli.

Gjithashtu Veseli theksoi se lufta e shenjtë do të mbrohet nga Samiu e Remi, epo ashtu nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet, transmeton Telegrafi.