Please enter at least 3 characters.

Veseli, Kurtit: Ke nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm në marrëdhëniet Kosovë-SHBA

2020/02/PDK-konference-Kadri-Veseli-1qershor-foto-Ridvan-Slivova-4-e1580826880173.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se në kohën kur mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është jetike dhe shumë e domosdoshme, Qeveria aktuale, si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshmëm të marrëdhënieve Kosovë - SHBA.Veseli në një postim në rrjetin social Facebook tha se deklarata e senatorit republikan, David Perdue, për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë, është më shumë se serioze. 

“Vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës sonë të palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t'i bëjë shtetit tonë. Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, shkruan Veseli. /Telegrafi.