Veseli: Do ta mposhtim Rilskin
10/11/2014
Pejanët e njohin forcën e kundërshtarit dhe shpresojnë se do të shënojnë fitore, e cila do t’i bëjë edhe më komod në vazhdim të kampionatit! Takimi luhet nesër në orën 17.30 dhe pritet me kërshëri nga tifozët.
Alban Veseli, basketbollist më përvojë tha se është prej ndeshjeve më të vështira deri më tash në këtë garë. “Pa dyshim se është ndeshja më e vështirë deri më tash për ne në Ligën Ballkanike”, tha Alban Veseli për BotaSot.
“Mirëpo, Rilski do të pësojë humbjen e parë”, ka shtuar Veseli
Basketbollisti kroat i Pejës, Hrvoje Puljko, është në dyshim për këtë ndeshje në kuadër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/


