Please enter at least 3 characters.

Veseli: Dita e Pavarësisë së SHBA-së është e bekuar për Kosovën

2017/07/18558598_782684611906747_8436908773527387449_o.jpg

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është shprehur se Dita e Pavarësisë së SHBA-së është e bekuar edhe për Kosovën sepse sipas tij ajo është mburojë e lirisë dhe pavarësisë së shtetit tone.

Ai në një postim në facebook ka shkruar “Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona”.

Postimi i plotë:Dita e Pavarësisë së SHBA-së është ditë e bekuar edhe për ne sepse Amerika ishte dhe mbetet mburojë e lirisë dhe pavarësisë sonë në historinë e re. Vlerat dhe principet amerikane mbesin fanar udhëzues për demokracinë tonë inkluzive, dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Zoti i bekoftë SHBA-të dhe miqësinë nëpërmjet popujve dhe shteteve tona.