Please enter at least 3 characters.

Vërshimet bllokojnë rrugën Ferizaj–Shkup

Ferizaj-Shkup, vërshime

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë shkaktuar përmbytje të dukshme përgjatë aksit rrugor që lidh Ferizajn me Shkupin, duke vështirësuar skajshëm qarkullimin e transportit rrugor.

Si pasojë e grumbullimit të madh të ujit në rrugë, edhe mjetet e rënda të transportit, përfshirë kamionët, janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale ose kanë ngecur gjatë tentativës për të kaluar nëpër zonat e përmbytura.

Pamjet nga terreni tregojnë nivelin e lartë të ujit që ka mbuluar korsitë, duke e kthyer këtë segment në një pikë kritike për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Gjendja e krijuar ka shkaktuar vonesa në qarkullim, ndërsa shoferëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe, sipas mundësive, shfrytëzimin e rrugëve alternative derisa të ndërhyhet nga shërbimet kompetente për evakuimin e ujit dhe normalizimin e trafikut. /Telegrafi/