Vërshëllima për Pique, Spanjë-Angli nuk luhet në Bernabeu (Video)
08/09/2015
Edhe në Oviedo, ku “Furitë e Kuqe” kanë mundur të shtunën Sllovakinë, tifozët spanjollë kanë vërshëllyer Pique.
Për të shmangur këtë situatë të sikletshme ka zbritur në fushë Federata Spanjolle e Futbollit, që ka vendosur ta zhvendosë nga “Bernabeu” i Madridit te “Jose Rico Perez” të Alicantes miqësoren që do të luhet më 13 nëntor kundër Anglisë, në mënyrë që t’i kursehen qendërmbrojtësit sulmet që do t’i vinin në stadiumin e rivalëve të Barcelonës.
Për Pique, gjithsesi, ka ardhur mbështetja morale e shokëve të kombëtares. “Nuk më pëlqen që njerëzit vërshëllejnë një lojtar që është një profesionist dhe e adhuron fanellën që vesh. Jemi të gjithë me Gerard”, ka thënë në konferencë për shtyp Pedro. /Telegrafi/


