")
Please enter at least 3 characters.

Verratti: Juve do ta mposhtë Barcën

2017/04/Veratti-Iniesta-e1491834008467.jpg
322:"PARIS, FRANCE - FEBRUARY 14: Andres Iniesta of Barcelona battles for the ball with Marco Verratti of Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League Round of 16 first leg match between Paris Saint-Germain and FC Barcelona at Parc des Princes on February 14, 2017 in Paris, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Marco Verratti ka pranuar se shpreson që Juventusi ta mposhtë Barcelonën në përballjen e Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët e futbollit evropian luajnë në fazën çerekfinale të garës më të madhe për klube, ndërsa takimi i parë zhvillohet të martën mbrëma në Torino.

Blaugranët e përmbysën avantazhin prej 4-0 të Paris Saint-Germainit duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve, ashtu që mesfushori italian ia mban anën Juves.

“Do të jetë një ndeshje shumë e baraspeshuar. Juventusi, në shtëpi, ka treguar se stadiumi i vet është gjithmonë i vështirë për çdo skuadër”.

“Taktikisht janë shumë të mirë dhe do t’i shkaktojnë probleme Barcelonës. Fatkeqësisht, është një ndeshje që do ta shikoj nga shtëpia, por shumë njerëz do ta shikojnë, sepse luajnë dy klube të mëdha”.

“Parashikimi im? Nuk e di, por meqenëse kam shumë Bianconerë në ekipin e kombëtar, shpresoj që ata të fitojnë. Mendoj se në shtëpi kanë shanse të mira për të fituar”, ka deklaruar Verratti për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/