Please enter at least 3 characters.

Vendi i parë i takon Juves

2016/01/f.1218165049882_m.jpg

Juventusi e siguroi fitoren në fillim të takimit, pasi Simone Pepe (4’) shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë Bianconerët finalizuan gjithçka me golin e Fabio Quagliarellas të shënuar 15 minuta para përfundimit të takimit.

Juventusi tani gjendet përsëri në vendin e parë me 33 pikë, dy më shumë se Milani dhe tri më shumë se Udinese që sonte mbrëma takohet me Lazion në Olimpico. /Telegrafi/