Vëllai sulmoi fizikisht motrën në Podujevë, dërgohet në mbajtje
Foto: Arkiv
28/03/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunë në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 14:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


