Please enter at least 3 characters.

Vela: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t'i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

2023/04/PIPS-publikon-Vjetarin-e-Politikes-se-Jashtme-Blerim-Vela-foto-Ridvan-Slivova-7-e1684315052384.jpg

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës rikujtoi se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët e Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit nga regjimi i Serbisë, gjersa kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.

Vela në një postim në Twitter tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t'i lirojë urgjentisht dhe pa kushte”, ka thënë Vela.

Po ashtu, Vela u shpreh se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Megjithatë, ai nuk do ta arrijë këtë”, potencoi shef i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela. /Telegrafi/