Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi me dedikim për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes

2021/07/vedatmuriqi-211481118_6084822214868724_1756221729922282004_n-e1625553515298.jpg

Sot (e martë) feston ditëlindjen bashkëshortja e futbollistit Vedat Muriqi, Edibe Jorgangjiu - Muriqi.

Me këtë rast nuk ka munguar një dedikim special nga partneri, me të cilin është e martuar që disa vite.

Reprezentuesi i Kosovës ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, me anë të të cilave thekson rëndësinë e personit të zemrës bashkangjitur me një urim.

Vedat Muriqi (Foto: Instagram)

“Një ditë e veçantë për një person të veçantë, urime ditëlindjen për gruan time të dashur dhe nënën e fëmijëve të mi”, kanë qenë fjalët e tij.

Urimet ndërkohë nuk munguan as në pjesën e komenteve nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.

Çifti kurorëzuan lidhjen disavjeçare në korrik të vitit 2017 dhe tashmë janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/