Vdesin katër pacientë në Gjakovë, dy të konfirmuar me COVID-19 e dy të dyshuar
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar së në 24 orët e fundit, katër pacientë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit nga ky spital, nga katër pacientët e vdekur, dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19, kurse dy të tjerët kanë qenë të dyshuar.
Ndërkaq duke u trajtuar në këtë spital janë 51 pacientë me coronavirus.
Njoftimi i plotë:Të nderuar,•Raporti 24 orësh për spitalin e Gjakovës, date 28.07.2020 ora 8 gjendja është:• 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid• 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV ,• 31 pacientë të pakonfirmuar,• 32 pacientë me oksigjeno terapi,• 2 pacientë CPAP maske.. 4 pacientë janë në gjendjes kritike• 4 pacientë kanë vdekur (2 pozitiv në Covid-19 dhe 2 të dyshuar për Covid)1. Q.F. viti i lindjes,1959,Bellacerk, Malisheve2. S.D. viti i lindjes, 1940, Gjakovë3. S.H. viti i lindjes , 1944,Cërmjan, Gjakovë4. D.D. viiti i lindjes , 1937, Damjan Gjakovë•3 mjek janë Covid pozitiv dhe 7 infermiere covid pozitiv dhe 1 stafe teknik.Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni neve !/Telegrafi/


