Please enter at least 3 characters.

Vdes një person në Podujevë, rasti në hetim

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e qytetit në Podujevë, mbrëmjen e së martës.

Sipas njoftimit, viktima është një mashkull kosovar, i cili është sjellë në emergjencë rreth orës 18:23, por pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. /Telegrafi/