Please enter at least 3 characters.

Vdes një grua në Kamenicë, policia nis hetimet

2024/05/vdekje-e-dyshimte-600x360-1.jpg

Një grua ka ndërruar jetë të mërkurën në Kamenicë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq policia e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime./Telegrafi/