Please enter at least 3 characters.

Vdes një burrë në Gjilan – iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte

Një burrë 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Gjilan, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa ishte duke udhëtuar.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit, kur iu përkeqësua gjendja”, tha Osmani.

Pas përkeqësimit të gjendjes, ai u transferua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.