Please enter at least 3 characters.

Vdes 19 vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Kroaci

2021/12/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një 19 vjeçar nga Abria e Epërme, Adrian Hysenaj ka ndërruar jetë në Kroaci pas një aksidenti.

Rasti ka ndodhur të hënën, ndërsa është bërë e ditur nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Në njoftimin e familjarëve bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në Rijek të Kroacisë për arsye se familja e ngushtë jeton atje.

Ndërsa e pamja mbahet në fshatin Abri e Epërme. /Telegrafi/