Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, një burr gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

2022/07/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete në veri të Mitrovicës.

Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore dhe një ekip i emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/