Please enter at least 3 characters.

Vazhdon rrëfimi i Kim për ngjarjen e Parisit: Mendova se do më përdhunojnë

2017/03/KimKardashian-e1489999075936.jpg
271:"BEVERLY HILLS, CA - MARCH 11: Television personality Kim Kardashin speaks onstage at the Family Equality Council's Impact Awards at the Beverly Wilshire Hotel on March 11, 2017 in Beverly Hills, California. (Photo by Rich Polk/Getty Images for Family Equality Council )
32:"Getty Images for Family Equality

Kim Kardashian ka rrëfyer edhe njëherë rreth natës së tmerrshme që ajo përjetoi në Paris, vitin që e lamë pas.

Ajo përveçse pranoi që përjetoi një ngjarje të tmerrshme, njëherësh ka thënë se në ato minuta besoi se do të përdhunohej dhe do të ishte vrarë nga grabitësit, transmeton Klan Kosova.

Plaçkitja që u bë në rezidencën ku qëndronte 36-vjeçarja, llogaritet të jetë vjedhja më e madhe e stolive në Francë në më shumë se dy dekada.

Në lidhje me rastin të arrestuar tashmë janë 17 persona teksa 10 të tjerë ende mbeten të akuzuar deri më tani.

Në muajin tetor, Kardashian ishte shënjestër e një vjedhjeje në Paris, ku u mbajt me armë dhe e lidhur. Asaj iu vodhën stoli në vlerë prej afro 11 milionë euro.

Ekspozimi i tepruar në rrjetet sociale u spekulua si një prej arsyeve që ajo ra pre e hajnave. /Telegrafi/