Please enter at least 3 characters.

Vazhdon puna për modernizimin e Kardiologjisë

2019/02/52596555_2218052505178210_7146452330706108416_o.jpg

Kardiologjia Invazive do të vendoset një kat më poshtë, afër Angiografit të ri, në një hapësirë, që ka filluar të rinovohet, ku deri tash kanë funksionuar Kardiologjia I dhe Njësia Koronare, të cilat do të kalojnë në një objekt tjetër.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës për Kardiologjinë Invazive, vjen pas vendimit për shërbim 24 orësh për sëmundjet e zemrës dhe heqjes së listës për stentim në QKUK.

Investimet janë pjesë e një projekti, që ka nisur para një viti, me qëllim të modernizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. /Telegrafi/